19/04/2024

Nga 10 mijë vetura të serbëve të Kosovës në veri, rreth 4200 janë me targa të reja RKS

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Që nga e premtja, serbët në Kosovë nuk do të lejohen të përdorin targa ilegale të makinave të përdorura para pavarësisë, çështje kjo që ka shkaktuar dhunën më të keqe etnike në dy vitet e fundit.

Qeveria e Kosovës deklaroi se amnistia ka përfunduar në mesnatën e së premtes dhe të gjithë shoferët me targa ilegale do të penalizohen, me konfiskim të veturave të tyre.

Qeveria e ka shtyrë disa herë vendimin për lejimin e drejtuesve të mjeteve për të marrë targa të reja. E fundit ishte fundi i dhjetorit, kur u shty vendimi deri më 15 dhjetor.

Policia njoftoi se nga 10 mijë vetura të serbëve të Kosovës në veri të vendit, rreth 4200 janë me targa të reja të Kosovës, ndërsa shumë të tjera i kanë regjistruar veturat e tyre në Serbi dhe lejohen t’i përdorin ato edhe në Kosovë.

“Sot nuk shohim vetura në trafik me targa të vjetra”, tha për Reuters Veton Elshani, zëvendës komandant i policisë së Kosovës për veriun.
“Ne u kemi thënë policëve që në dy ditët e ardhshme vetëm t’i paralajmërojnë shoferët, por duke filluar nga e hëna do t’i gjobisim apo edhe do t’u konfiskojmë automjetet”.

Zbatimi i rregullit të ri të targave të veturave ishte arsyeja kryesore pse, në vitin 2022, serbët u larguan nga të gjitha institucionet e Kosovës si komunat, policia dhe gjykatat në rajonin verior.

Kjo pjesë e Kosovës ka qenë dëshmitare e dhunës më të keqe këtë vit që nga pavarësia, duke kulmuar me sulmuesit e armatosur serbë ndaj policisë në fshatin Banjskë në shtator, që la të vdekur një oficer policie dhe tre personave të armatosur.

Rreth 50,000 serbë që jetojnë në pjesë të tjera të Kosovës e njohin shtetin e pavarur dhe kanë përdorur targat e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...