22/12/2024

Nga nesër pa VIZA – cila ishte rruga drejt LIBERALIZIMIT?

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të fitojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në atë që njihet si zona Schengen, e përbërë prej 27 shtetesh, shumica e tyre anëtare të Bashkimit Evropian.

Nesër, në ditën e parë pa viza, Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të fushatës informuese, organizon udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca mbahet me datën 1 janar 2024 në Aeroportin “Adem Jashari” në Terminalin kryesor në ora 10:00.

Për çka shërbejnë udhëtimet pa viza?

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë kryesisht për vizita turistike apo familjare dhe assesi për qëllime punësimi.

Rregullat për lëvizje të lirë përcaktojnë qartë se në rast të shkeljes së tyre, ka gjobë financiare dhe ndalim të hyrjes në Schengen deri në pesë vjet.

Abuzime janë qëndrimi më shumë se 90 ditë brenda gjashtë muajsh në Schengen, punësimi pa leje, përfshirja në veprimtari kriminale e të tjera.

Udhëtimet pa viza mund të realizohen edhe për takime biznesi apo programe studimesh, por periudha e qëndrimit në zonën Schengen nuk duhet t’i kalojë 90 ditë brenda gjashtë muajsh.

Kur ndodhi liberalizimi?

Më 18 prill 2023, Parlamenti Europian miratoi liberalizimin e vizave të kosovarëve. Miratimi atë ditë u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Votim i fundit pati ndodhur pasi atij në LIBE më 23 mars, ku ishte miratuar përfundimisht liberalizmi i vizave për Kosovën.

Ndryshe, më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së pati votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët.

Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që i lejohet udhëtimi pa viza në këtë zonë.

Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë gëzuar këtë të drejtë nga viti 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina nga viti 2010.

Komisioni Evropian ka rekomanduar qysh në vitin 2018 heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, por vendimi politik është penguar nga disa shtete anëtare të BE-së.

Çfarë duhet të dini para udhëtimit pa viza?

Integrimi Evropian i Kosovës ka treguar se cilat janë dokumentet të cilat nevojiten për të lëvizur lirshëm në zonën Shengen.

Pasaportë biometrike, dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit, detajet e udhëtimit (dokumenti i biletës), dokumentet e veturës (nëse udhëtoni me veturë) dhe dëshmi për mjetet financiare. Këto janë pesë dokumentet që ju nevojitën.

Po ashtu, ju duhet të paraqitni edhe informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...