15/07/2024

Ngërçi i ri për vizat, Presidenca Çeke: Shpresojmë që shpejt të arrijmë marrëveshje

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian shpreson në arritjen e një marrëveshjeje për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Për Klankosova.tv nga ky institucion kanë deklaruar se për këtë proces janë akoma disa çështje që duhen zgjidhur.

Ndërkohë, sot ka përfunduar afati për dërgimin e vërejtjeve të shteteve anëtare rreth propozimit të Republikës Çeke për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Por thuhet se dy shtete e kanë penguar që kjo të procedohet tutje. Prej këtyre shteteve, Spanja kishte paraqitur vërejtje, teksa disa shtete tjera kërkuan më shumë sqarime.

“Nuk mund të flas për shtete të veçanta anëtare pasi ne ende vazhdojmë me negociatat. Ka ende disa çështje që duhen zgjidhur. Gjithsesi shpresojmë që së shpejti të arrijmë një marrëveshje”, është deklarata e Presidencës Çeke për Klankosova.tv kur është pyetur në lidhje me ngërçin e ri në raport me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kujtojmë se Presidenca Çeke e BE-së ka propozuar që liberalizimi të lidhej me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS, siç kërkoi Franca, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”. /Klankosova.tv

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...