27/04/2025

Shqiptarët pritet të dalin me kandidat të përbashkët për kryetar të Mitrovicës së Veriut

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore më 18 dhjetor, i kanë ndarë qytetarët serbë. Disa do të marrin pjesë ndërsa disa ngjashëm me partitë politike serbe deklarojnë se nuk do të dalin në votime, për shkak se konsiderojnë që nuk është momenti i duhur për zgjedhje.

Për dallim prej tyre, shqiptarët shprehen më të gatshëm për pjesëmarrje, madje partitë politike pritet të hyjnë me kandidat të përbashkët për kryetar të Mitrovicës Veriore.

Thirrjet për rezistencë nga “Brigada Veriu” mund të kenë zënë vend nëpër sheshe por jo edhe në mendjet e serbëve lokalë.

Ndër ta është Branislav Miliq, të cilit nuk po i bëjnë përshtypje thirrjet nëpër mure me autorë të panjohur.

“Kurrë në jetë nuk kam dëgjuar (Brigada veri). Grafitet, muret mbajnë gjithçka. Këto janë vetëm disa porosi të cilat nuk vlejnë, dhe nuk do të duhej të vlejnë”, ka thënë qytetari Miliq.

Miliq nuk do të respektojë as thirrjet për rezistencë për targat por as ftesën për bojkot të zgjedhjeve.

Për kryetar të Mitrovicës Veriore do të votojë edhe Bojan Premoviq, madje me letërnjoftim të Kosovës.

“Mendoj se duhet të mbahen zgjedhjet. Nuk e di nëse do të mbahen, por serbët duhet të dalin në këto zgjedhje. Po do të dalë pse jo, kam letërnjoftim të Kosovës”, ka deklaruar qytetari Premoviq.

Por jo të gjithë serbët e Mitrovicës Veriore situatën e krijuar e shohin me të njëjtin sy.

“Parashtroj pyetje Brukselit deri ku e ka sjellë këtë situatë, ne jemi të habitur, po del se dikush është i çmendur, e dikush i habitur. Të gjithë ne po humbasim, si shqiptarët ashtu edhe serbët”, ka thënë qytetari Jerakoviq.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...