14/04/2024

Ngjarje horror në Durrës – Vajza e vrau babain dhe e varrosi në oborr, detaje të reja nga ngjarja e rëndë që kreu studentja

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku vajza 19-vjeçare vrau të atin ka tronditur Shqipërinë.

Ajo e ka vrarë me armë zjarri dhe më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë.

Vëllai i saj 25-vjeçar më 13 shkurt e ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit, Pëllumb Meta, ku nisën dhe hetimet për këtë ngjarje.

Policia më 17 shkurt zbuloi makinën e viktimës të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia, ku nga veprimet hetimore, zbuluan se Meta nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë dhe varrosur në oborrin e shtëpisë nga vajza e tij Hygerta Meta, e cila është nën prangat e policisë.

Ajo ka deklaruar se e vrau të atin, pasi ai dëshironte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Sipas burimeve për Top Channel dyshohet se në dijeni të krimit kanë qenë dhe familjarë të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar në fshehjen e krimit përmes varrosjes së 50-vjeçarit në oborrin e shtëpisë.

Detaje nga ngjarja e rëndë

Hygerta Meta, 19-vjeçe ka vrarë dhe groposur në oborrin e shtëpisë në Durrës të atin 50-vjeçar, Pëllumb Meta.

19 vjeçarja rezulton studente në Universitetin e Tiranës për degën e menaxhim biznesit. Në dëshminë e dhënë përpara uniformave blu ajo ka marrë përsipër autorësinë e krimit.

19-vjeçarja ka deklaruar se ishte ajo që e dërgoi automjetin e babait të saj në zonën e plazhit në Durrës.

Vrasjen e të atit e ka kryer me pistoletën e viktimës qe e mbante pa leje por policia ende nuk ka mundur të sekuestrojë armën dhe as gezhojat, të cilat po ashtu ka deklaruar se i ka hedhur në zonën e Sektorit Rinia.

Babai, Pëllumb Meta punonte si roje. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se policia e Durrësit po verifikon edhe rolin e të ëmës së 19 vjeçares dhe 2 vëllezërve të saj në ngjarjen e rëndë në familje.

Motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që ata kanë patur.

Përmes një njoftimi, Policia thotë se 50-vjeçari është vrarë me armë zjarri dhe ishte kallëzuar i humbur prej 10 ditësh nga vetë familjarët.

Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të gjetur personat e tjerë që mund të jenë implikuar.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...