22/07/2024

Aksion i Policisë: Arrestohet trafikuesi i narkotikëve në Vërmicë, konfiskohen mbi 33 kg marihuanë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Policia  e Kosovës, respektivisht Sektori i Hetimeve nga Departamenti për Kufi, ka zhvilluar një aksion në bjeshkët e fshatit Vermicë, ku është arrestuar një person që dyshohet për trafikim të drogës dhe janë konfiskuar mbi 33 kilogramë marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, dy personat e dyshuar janë hasur duke hyrë nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve malore në mënyrë të paligjshme.

Njëri prej tyre është arrestuar dhe janë konfiskuar mbi 33 kilogramë marihuanë, e ndarë në dy çanta, ndërkaq i dyshuari tjetër është arrestuar.

Personat e lartcekur janë vërejtur se gjatë lëvizjes, në shpinë bartnin ngarkesa të dyshuara, ku pasi të njëjtit kishin hyrë në zonën e Republikës së Kosovës, nga zyrtarët policor janë urdhëruar që të ndalohen, mirëpo të njëjtit kanë lëshuar ngarkesat që bartnin dhe kanë filluar që të ikin, njëri nga ta është arritur të ndalohet nga ana e zyrtarëve policorë.

Ngarkesa e dyshuar ndodhej në dy çanta me 11  (njëmbëdhjetë) paketime në sasi prej 33.800 kg (tridhjetë e tre kg e tetëqind gram), substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent dhe rasti i kompletuar së bashku me substancën e dyshuar i dorëzohet Drejtorisë per Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prizren për trajtim të mëtutjeshëm” – ka njoftuar Policia.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...