12/10/2024

Ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës, i shkaktuan dëm komunës rreth 7 mijë eur

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar B.B, dhe B.K, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se të pandehurit B.B., në cilësinë e menaxherit të kontratës për tenderin “Ndërtimi dhe renovimi i objekteve sportive dhe kulturore”, dhe B.K. në cilësinë e mbikëqyrësit, kanë bërë veprime që kanë dëmtuar Komunën e Suharekës dhe i kanë mundësuar përfitime materiale operatorit ekonomik që ka fituar tenderin.

Sipas njoftimit, të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale Komunës së Suharekës rreth shtatë mijë euro ndërsa operatorit ekonomik me seli në Prishtinë, ia kanë mundësuar përfitimin e dobisë materiale.

Sipas njoftimit prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit, për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...