Ushtria izraelite tha se sirenat ishin tingëlluar në zonën e Eliat – një qytet port në Detin e Kuq pranë Jordanisë – për shkak të një “ndërhyrjeje të dyshuar të dronit”.
Tani ka thënë se sulmi ajror në Eilat “u menaxhua”, me dy raketa që shkonin drejt Negevit, një rajon shkretëtire në jug të vendit.
Ndryshe, një dëshmitar ka raportuar se ka dëgjuar një bum të fortë në qytetin e Jerusalemit në Izrael, shkruan skynews.
Kjo vjen mes raportimeve se sirenat e sulmeve ajrore janë dëgjuar në qytet, si dhe në Tel Aviv – ku më shumë se 30 persona u plagosën në sulmet me raketa iraniane.
Mediat izraelite raportuan se sinjalet e irenave u dëgjuan në Jerusalem dhe në shumë qytete në jug të Izraelit për shkak të kërcënimeve të reja ajrore.
Ushtria izraelite konfirmoi se kishte identifikuar një valë të re raketash të lëshuara nga Irani drejt territorit izraelit.
Qytetarëve iu urdhërua të strehoheshin menjëherë, ndërsa sirenat u dëgjuan në të gjithë vendin.
Sistemet kundërajrore janë aktivizuar për të kapur kërcënimet ajrore dhe ushtria po bën thirrje për kujdes maksimal. /Telegrafi/