26/07/2024

‘Non grata’ në MB/ Berisha rendit 6 arsye pse vendimi i Home Office është koordinuar dhe mbështet Ramën

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Berisha: Home Office pretendon se vendimi i saj nuk është koordinuar dhe nuk synon të mbështesë Edi Ramën. Por faktet flasin ndryshe.

Së pari lajmin e perjashtimit tim nga MB e njoftoi i pari Edi Rama në parlament. Së dyti, ambasadori King Smith që nga vjeshta e vitit 2021 ndërmori fushatë aktive kundër meje, duke u përpjekur të bindte bashkëpuntorët e mi që të mos mbështesnin iniciativën time që synonte rithemelimin e Partise Demokratike dhe çlirimin e opozitës nga kontrolli i qeverisë.

Së treti, ai pasi ka mashtruar qeverinë e tij me dokumentet që i serviri asaj, troket tani në dyert e institucioneve shqiptare dhe kërkon fakte për shpifjet e tij kundra meje, duke thënë se “…n’a duhen fakte pasi rrezikojmë të humbim çështjen në gjykatë;.

Së kateri, zoti King – Smith në një shkresë që i drejton qeverisë së tij, e mashtron atë, duke i shkruar se, pas urdhërit të përjashtimit, Berisha ka nisur sulme publike kundër qeverisë Britanike. Në të vërtetë unë si njeriu që kam rivendosur mardhëniet diplomatike dhe zgjidhur të gjitha problemet e trashëguara nga diktatura e Enver Hoxhës me kete vend mik, nuk kam sulmuar kurrë qeverinë britanike dhe kjo është një sajesë mjerane. Madje edhe pas vendimit të saj absurd kundra meje unë gjatë krizës së refugjatëve shqiptarë kam kundërshtuar publikisht sulmet e pa baza të Edi Rames ndaj saj. Deklaratat e mia janë pasqyruar në mediat shqiptare dhe ato të BM.

po në këtë shkresë z King Smith i vetëdijshëm për fallsitetin e provave që i ka derguar Home Office shkruan se, heqja e përjashtimit të Berishës qoftë nga gjykata ose para vendimit të kësaj të fundit nga Home Office, dëmton reputacionin ndërkombëtar të Britanisë së Madhe.

Së pesti, po në këtë shkresë z King Smith i vetëdijshëm për fallsitetin e provave që i ka derguar Home Office shkruan se, heqja e përjashtimit të Berishës qoftë nga gjykata ose para vendimit të kësaj të fundit nga Home Office, dëmton reputacionin ndërkombëtar të Britanisë së Madhe.

Kështu ai injoron drejtësinë, ligjin dhe ndershmërinë si elemente thelbësore të reputacionit të vendit të tij dhe kërkon ruajtjen e reputacionit duke mbajtur një vendim të bazuar jo në prova, por në mashtrime dhe korrupsionin e tij. Madje, ai për këtë qëllim përdor edhe argumenta politike dhe pohon se, rreziku i demtimit të reputacionit të qeverisë britanike nga heqja e përjashtimit bëhet edhe më i madh për shkak të zgjedhjeve lokale në Shqipëri, si dhe sulmeve të Edi Rames kundër qeverisë së MB për ҫështjen e refugjatëve. Mendoj se këto deklarata nuk kanë nevojë për komente.

Se gjashti. opinioni publik dhe media në Shqipëri kanë vënë në dukje se ambasadori King – Smith, duke ndjekur linjën e veprimit të qeverisë së Edi Ramës, punon kundër opozitës shqiptare dhe duke e bërë këtë, dëmton mekanizmat e kontrollit dhe balancës që ofron një opozitë e vërtetë në çdo shoqëri demokratike 40 . Në kontrast të thellë nga përqasja e tij me opozitën shpaloset qëndrimi i z. King Smith ndaj qeverisë, të cilën mediat e kanë vënë vazhdimisht në dukje si një sjellje të pazakontë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...