10/10/2024

Nuk pranohet kërkesa e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga trupi gjykues që do të gjykojë kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Berishës, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”.

Kërkesa e ishte ngritur nga Berisha përmes avokatëve të tij mbrojtës, me argumentin se Gjoka ishte përjashtuar nga detyra nga Berisha gjatë kohës kur ish-kryeministri kishte postin e Presidentit të Republikës dhe kreut të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kjo kërkesë i’u kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës.

Kujtojmë se ditën e sotme GJKKO do të vendosë nëse Berisha do të vijojë me të njëjtën masë sigurie, apo do të vendoset në “arrest shtëpie”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...