Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror. Orëve të pasdites mund të ketë zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovën lindore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite rrallë në disa vise kryesisht kodrinore-malore mund të ketë ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu me vetëtima dhe bubullimë. /Meteo Ballkan/