13/06/2024

Nxënësja muslimane në Francë e referon në OKB diskriminimin ndaj saj

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një nxënëse muslimane e cila nuk u lejua të ndjekë mësimet në Francë për shkak të veshjes së gjeneratës së re kimono, veshje e gjatë e hapur përpara, u ankua në Kombet e Bashkuara (OKB) kundër këtij vendi për shkak të “diskriminimit” me të cilin ajo është përballur, transmeton Anadolu.

Në Francë, ndalimi i veshjeve të gjata abaya në shkolla mori një dimension tjetër pasi shumë studentë u privuan apo përjashtuan nga mësimet për veshjen e gjeneratës së re kimono, këmishave të gjata ose veshjeve të gjera.

Nxënësja muslimane 15 vjeçare e cila jeton në qytetin Lyon, i dërgoi një ankesë raportueses së OKB-së për Luftën Kundër Racizmit, Ashwini K.P, për shkak të diskriminimit me të cilin ajo është përballur për shkak të përkatësisë fetare.

Aplikimin për ankesën e saj ndaj Francës nxënësja e kreu përmes avokatit të saj Nabil Boudi.

Në ankesë, kritikohet ndalesa që ministri i Arsimit të Francës, Gabriel Attal, ka vendosur ndaj shkollave dhe thuhet se “mendojmë që qeveria e Francës, kryesisht Ministria e Arsimit, nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të parandaluar të gjitha llojet e diskriminimit ndaj grave”.

Franca ka nënshkruar marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare që ndalojnë diskriminimin, rikujtohet në kërkesën ankimuese në të cilën rikujtohen po ashtu ligjet ku sulmohen kryesisht veshjet e grave muslimane.

Në kërkesë autoritetet franceze kritikohen për arsye të zbatimit të normave që shkaktojnë diskriminim kryesisht ndaj vajzave të reja muslimane dhe me origjinë të huaj.

Nxënësja e cila më 5 shtator u nxor nga klasa dhe nuk u lejua të ndjekë mësimet për shkak të veshjes së saj kimono, ka paraqitur ankesë edhe në Prokurorinë e Lyonit me arsyen se “është përballur me diskriminim për shkak të përkatësisë fetare”.

Vendimi i diskutueshëm për abayan në Francë

Deklarata e ministrit francez të Arsimit, Gabriel Attal, se ai nuk do të lejojë në shkolla veshjen abaya dhe veshjet e gjata të stilit mantel me arsyetimin se janë kundër laicizmit, shkaktoi debate.

Më 31 gusht, i ftuar në radion France Inter, Attal deklaroi se që nga viti i ri shkollor krahas veshjeve abaya të vajzave do të ndalohen edhe mantelet e veshur nga meshkujt.

Vendimi i ndalesës për abayan me arsyen se është kundër lirive themelore, u referua në Këshillin e Shtetit, që është gjykata e lartë administrative, nga Shoqata ADM e cila lufton për të drejtat e muslimanëve.

Attal tha se më 4 shtator u identifikuan 298 nxënës të ardhur në shkollë me abaya, se 67 prej këtyre nxënësve u dërguan në shtëpi për shkak se nuk zbatuan ndalesën.

Gjykata e lartë administrative në vendimin e saj që shpalli më 7 shtator, dha vendimin se ndalesa për abayan nuk shkel “të drejtat për respektimin e jetës private, adhurimit dhe arsimimit”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...