14/11/2024

Shefi i EULEX-it për shpërthimin në Veri: Tregon nevojën urgjente për de-eskalim

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, ka dalë me një qëndrim ku ka thënë se pajtohet plotësisht me qëndrimin e ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier, për shpërthimin në veri të vendit.

Barbano ka thënë se incidente të tilla tregojnë se sa fragjile është situata dhe rithekson nevojën urgjente për de-eskalim.

“EULEX dënon çfarëdo forme të dhunës dhe konsideron si të papranueshme”, ka shkruar Barbano.

Kujtojmë se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për shpërthimin me bombë në veri të vendit e ku fatmirësisht s’ka pasur asnjë të lënduar, ka thënë se është thellë i tronditur me një gjë të tillë duke dënuar veprime të tilla.

Ai iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të kryejnë hetim të plotë për t’i nxjerrë autorët para drejtësisë.

“I tronditur thellë kur lexova raportet e mjeteve shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka shkruar Hovenier.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...