03/09/2025

OKB: Të paktën 21 mijë fëmijë në Gaza kanë mbetur me aftësi të kufizuara

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të paktën 21,000 fëmijë në Gazë kanë mbetur me aftësi të kufizuara që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, njofton të mërkurën një komitet i Kombeve të Bashkuara.

Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara ka bërë të ditur se rreth 40,500 fëmijë janë plagosur që nga fillimi i luftës, ndërsa më shumë se gjysma e tyre kanë mbetur me aftësi të kufizuara, raporton The Guardian.

Ndërkohë, tanket dhe automjetet ushtarake janë parë përgjatë kufirit izraelit me Gazën, duke rritur tensionet në rajon.

Kjo situatë vjen pas fillimit të mobilizimit të dhjetëra mijëra rezervistëve nga Izraeli të martën, ndërsa vazhdojnë paralajmërimet për evakuime si pjesë e planit për zgjerimin e ofensivës në Qytetin e Gazës, një lëvizje që ka shkaktuar reagime brenda dhe jashtë vendit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...