Zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, ka reaguar pas arrestimit dhe zhveshjes së palestinezëve në Gazë duke thënë se këta burra nuk kanë lidhje me organizatën e tyre dhe se bëhet fjalë për civilë.
“Këtu bëhet fjalë për civilë të pafajshëm që nuk kanë lidhje me veprimtaritë ushtarake”, tha Hamdan.
“Në fotografi shihen civilë pa armë, dhe pretendimet se ata i përkasin rezistencës janë të rreme. Dhuna ndaj civilëve në Beit Lahiji është një manifestim i ri i kampit nazist”, shtoi Hamdan.
Duke folur para gazetarëve në Bejrut, zyrtari i Hamasit tha se “numri real” i ushtarëve izraelitë që kanë vdekur dhe janë plagosur është “shumë më i madh” se shifrat që ka publikuar Izraeli.
Ndryshe, shumë organizata ndërkombëtare kanë reaguar ashpër pas publikimit të këtyre pamjeve në rrjetet sociale.
Shefi ekzekutiv i “Amnesty”në Mbretërinë e Bashkuar ka ngritur shqetësime rreth pamjeve.
Duke folur për Sky News, Sacha Deshmukh tha se ne “duhet të dimë më shumë rreth rrethanave” të pamjeve, por se “në dukje, ka gjëra që mund të jenë shumë alarmante”.
Konventa e Gjenevës është e qartë për përgjegjësinë e autoriteteve ushtarake ndaj të burgosurve, tha ai.
Deshmukh tha se Amnesty ende nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur pamjet, kështu që nuk është e qartë se kur është nga apo rrethanat rreth tyre. /Telegrafi/