22/11/2024

Osmani: Me të nisi krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Kosovës-32 vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 32 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, ka thënë se kjo kushtetutë shënon aktin e parë në krijimin e rendit kushtetues të Kosovës.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë po ashtu se me të janë fortifikuar përpjekjet e brezave të tërë për shtet të pavarur.

“Përfaqësuesit e atëhershëm të Kuvendit, më 7 shtator 1990 i dolën zot vendit dhe e përjetësuan në Kushtetutë vullnetin e qytetarëve të cilët i përfaqësonin, duke e vulosur përfundimisht përpjekjen për liri, demokraci e shtet të pavarur. Ata e sfiduan një shtet e një regjim të egër, duke i vënë themelet e palëkundura të Kosovës së pavarur”, ka shkruar ajo në Facebook.

E para e vendit ka thënë se me të nis krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Republikës të Kosovës.

“Ne i përulemi guximit të delegateve e delegatëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, përkushtimit të tyre ndaj atdheut dhe këmbënguljes për ta parë të jetësuar shtetin e tyre. Duke e miratuar Kushtetutën, ata e vendosën gurin e parë, themeltar, të shtetësisë sonë. Me të nisi krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Republikës së Kosovës. Përjetësisht mirënjohës për këtë akt historik!”, shkruan Osmani.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...