28/05/2024

Osmani: Pres që deri në vitin 2030 Kosova të jetë pjesë e BE-së, Vuçiqi me Asociacion kërkon territor e jo të drejta të pakicave

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Samitin për Demokraci, që po mbahet në Kopenhagë të Danimarkës, ka folur për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, por edhe çështjen e Asociacionit.

Osmani tha se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE, por sipas saj, aplikacioni as nuk është trajtuar ende, që për të cilën tha se është mesazh shumë i vështirë për t’u kapërdirë, teksa shtoi se viti kur pret që Kosova të bëhet pjesë e BE-së është viti 2030.

“Kemi vënë ndër të parët sanksione ndaj Rusisë e Iranit, por jo vetëm politika të sanksioneve, por edhe politikat ekonomike, të sundimit të ligjit dhe çdo reformë tjetër që BE-ja na ka kërkuar, i kemi ndërmarrë”.

“Absolutisht pres që deri në vitin 2030 Kosova të bëhet pjesë e BE-së. 2028-2030 e meriton Kosova, por s’e pres që BE-ja ta bëjë këtë. Por, BE-ja duhet të mendojë vërtet për stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë”, tha Osmani.

“Përkundër të gjitha këtyre, BE-ja s’i ka dhënë ndonjë mesazh popullit se ka një shpresë se çka duhet të bëjmë. Pra nuk po na thonë se çka duhet të bëjmë, thjesht kemi një bllokadë, ndoshta për arsye puro politike të disa vendeve, por në anën tjetër kjo po e rrezikon paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.

Kurse, për sa i përket çështjes së Asociacionit, Osmani tha se Serbia po e kërkon atë në mënyrë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ta ketë më të lehtë kontrollin mbi serbët e Kosovës.

“Serbia kërkon që të krijojmë Asociacionin, ku serbët bëhen bashkë dhe udhëhiqen nga një president, që Vuçiqi do ta ketë shumë të lehtë ta kontrollojë. Çka kërkon Serbia nuk janë të drejtat e komuniteteve”.

“Kam qenë më shumë se dy dekada në politikë, kam marrë pjesë në negociatat me Ahtisaarin dhe e kam përcjellë të gjithë dialogun, por asnjëherë Serbia s’e ka vendosur një propozim që ka të bëjë me të drejtat dhe liritë e njeriut të komunitetit serb në Kosovë. Çdoherë, ato që kanë kërkuar janë zgjidhje që mund të çonin në çarje territoriale të Kosovës. Pra, kërkohet territori, jo të drejtat e njeriut”, tha Osmani.

Megjithatë, e para e shtetit tha se Kosova e ka pranuar Asociacionin dhe do ta implementojë atë në përputhje me Kushtetutën, derisa Serbia paralelisht të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...