28/05/2024

Shpërndarja e Kuvendit, ky është kushti i AAK-së për ta votuar

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së Bensik Tahiri, në një prononcim për media ka thënë se AAK-ja me rezultatet që do t’i këtë në zgjedhjet e ardhshme do të jetë befasi.

Kjo pasi sipas tij, organizmi strukturor i Aleancës kur nuk ka qenë më i fuqishëm as në Kosovës e as në diasporë.

Sa i përket takimit të mbrëmshëm midis kryeministrit Albin Kurtit dhe kryetarit të PDK Memli Krasniqi, ka thënë se në atë takim ka pasur diskutime për agjenda legjislative.

Ai ka thënë se shpërndarja e Parlamentit për AAK-në mund të ndodhë vetëm atëherë kur kryeministri shkarkohet ose dorëhiqet.

“Takimi i mbrëmshëm i ka shpërfaqë dy të vërteta të mëdha. E vërteta e parë është që në këtë takim nuk ka pasur diskutim për temën po për agjendën legjislative. Siç shihet nuk është problem votimi i 300 milionë eurove të marrëveshjeve ndërkombëtare, por problemi është se si Kurti ta gjejë një dalje, të cilën mund t’ia mundësojë opozita në mënyrë që atij t’i mundësohet një amnisti e keqqeverisjes, e dështimit në politikën e brendshme si edhe të jashtme. Mbi të gjitha të anëtarësimit të Kosovës në KiE. Ne sot jemi në ditën kur në Strasburg ambasadorët diskutojnë a me hy a po jo Kosova në agjendën e Komitetit të Ministrave. Paramendojeni kryeministri i vendit një ditë para se të vendoset për anëtarësimin e Kosovës ai merret me zgjedhje. Me të vetmen arsye me mbulu një marre, me mbulu një dështim total. Sa i përket çështjes që u bë pastaj temë mediale e shpërbërjes së parlamentit. Në shpërndarjen e paralmentit nuk e kemi diskutuar asnjë moment në Kuvendin e Kosovës. Ne si Aleancë e kemi propozuar një mocion votëbesimi në Kuvend. Shpërndarja e parlamentit për AAK-në mund të ndodhë vetëm atëherë kur kryeministri shkarkohet ose dorëhiqet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se si AAK do të takohen me Kurtin nëse ka të bëjë me tema të interesit nacional.

“Aleanca nuk ka asnjë arsye pse mos me u taku me Kurtin, duhet me ditë për çka me u taku. Ne duhet me ditë temën, qoftë se ka të bëjë një temë të interesit nacional ne këtë e kemi konfirmuar edhe me letër. Për marrëveshje ndërkombëtare dhe për ligje nuk kemi se çka takohemi se Aleanca ja ka japë votën. Për gjatë gjithë këtij mandati veç tre muaj ditë nuk kemi votuar. Gjithmonë i kemi votuar marrëveshjet ndërkombëtare. Ndërsa për tu takuar sa për të mbuluar një çasje të tij arrogante, arbitrare e shumë nënçmuese që e ka pasur për opozitën nuk kemi çka”, ka thënë ai.

“PDK-ja është deklaruar, PDK ka pasur pozicion të shpërndarjes edhe me herët, të LDK-ja nuk e di. Mirëpo ajo që dua të them në qoftë se ka një parti që i konvenojnë zgjedhjet, parti që është në këtë Kuvend të Kosovës është Aleanca. Po e them pa modesti, për shkak se organizmi strukturor i Aleancës kurrë nuk ka qenë më i fuqishëm. As në Kosovë e as në diasporë. Edhe unë mendoj që rezultati jonë do të jetë befasia e zgjedhjeve. Mirëpo shkuarja në zgjedhje përmes një marrëveshje kërkon më shumë korrektësi”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...