18/06/2024

Paralajmërohet ikja e investitorëve të huaj si pasojë e mungesës së rrymës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Vendi ynë ditëve të fundit është përballur me mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e prishjeve në KEK gjendja u rëndua edhe më shumë deri dje kur u kthyen në prodhim të plotë Kosova B2 dhe A3.

Por, nuk përjashtohet mundësia që problemet me energjinë elektrike të vazhdojnë. Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për mediat deklaroi përveç prishjeve ndikim ka edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtarë.
Por si do të ndikojë kjo te bizneset?

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj për portalin rtv21.tv thotë se duke marrë parasysh faktin se energjia elektrike është e rëndësishme për zhvillimin e një biznesi qeveria duhet të ndërmarrë hapa për të përmisuar gjendjen. Ai po ashtu përmend se ky problem mund të ndikojë në largimin e investiorëve.

“për çdo ekonomi por edhe për ekonominë e Kosovës për faktin se është Alfa dhe Omega e të bërit biznes në çdo biznes por edhe në Kosovë. Në këtë drejtim vlerësoj se qeveria duhet të merr hapa të jashtëzakonisht të shpejtë për faktin se kjo do ta rëndojë të bërit biznes në Kosovë, po ashtu do të reflektojë edhe në largimin e investitorëve të mundshëm nga Kosova sepse është e pakuptimtë në këtë kohë të jetë në rend të ditës apo temë e ditës reduktimet e energjisë elektrike. “, thotë Kadriaj.
Ai tutje tha se nëse vazhdon që gjendja të jetë e tillë atëherë bizneset do të detyrohen që t’i rrisin çmimet.

“Në suaza afat shkurta nuk besoj se bizneset do të lëvizin me çmime për faktin se i frikohen edhe konkurrencës në treg po nëse zgjatë edhe tërë vjeshtës dhe sezonit të dimrit bizneset do të detyrohen të lëvizin me çmime në favor të rritjes së tyre të cilat do të ndikojnë në dëm të mirëqenies së qytetarit por biznesi dihet që nuk punon pa fitim kështu që në këtë drejtim kush do të dëmtohet do të dëmtohet konsumatori dhe qytetari i vendit që do të ndikojë në uljen e mirëqenies.”, vlerëson ekonomisti Kadriaj./

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...