18/06/2024

Degjenerimi, shthurja dhe e djathta e re

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Nga Slavoj Zizek

Kriza e fundit në veri të Kosovës erdhi e shkoi shpejt sepse askush nuk e dëshironte një përshkallëzim të situatës. Por pritet të kthehet sepse Rusia po manovron në hijet ballkanike për të ndezur tensionet e kahershme. Origjina e zakonshme e krizës tregon se sa lehtë një shkëndijë mund të shndërrohet në një zjarr.

Kriza e fundit në veri të Kosovës erdhi e shkoi shpejt sepse askush nuk e dëshironte një përshkallëzim të situatës. Por pritet të kthehet sepse Rusia po manovron në hijet ballkanike për të ndezur tensionet e kahershme. Origjina e zakonshme e krizës tregon se sa lehtë një shkëndijë mund të shndërrohet në një zjarr.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar një masë ku kërkon që serbët që jetojnë në veri të Kosovës të aplikojnë për targa vendore, duke zëvendësuar targat e tyre serbe. Por serbët organizuan protesta (me raportime për të shtëna me armë) dhe bllokada rrugore në dy pika kufitare, duke i shtyrë autoritetet e Kosovës të shtyjnë masën për një muaj, derisa të diskutohet për hapat e ardhshëm.

Serbia ka kohë që aplikon rregullin e njëjtë për mbajtësit e targave kosovare në territorin e saj dhe Kosova thjesht po përpiqet të zbatojë të njëjtin standard. Problemi, natyrisht, është se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe rreth 100 vende të tjera e njohin atë.

Kjo do të ishte thjesht një histori lokale nëse nuk do të përfshihej në dinamikën gjeopolitike të shkaktuar nga agresioni i Rusisë në Ukrainë. Së fundmi Vladimir Gjukanoviq (deputet nga Partia Progresive Serbe në pushtet), duke u munduar ta kanalizojë arsyetimin e Rusisë për pushtimin e Ukrainës, tha “Serbia mund të detyrohet të përfshihet në ‘denazifikimin’ e Ballkanit”. Shprehja “i detyruar të përfshihet” i bën jehonë linjës farsë të Kremlinit për pushtimin e Ukrainës.

Për më tepër, referimi i Gjukanoviqit për “Ballkanin” ndjek të njëjtën logjikë si linja ruse, që nënkupton se e gjithë Evropa, e kapur në vorbullën e degjenerimit vetshkatërrues (LGBTQ+, martesa mes të njëjtës gjini, pa dallime të qarta gjinore, etj. ), do të duhet të “denazifikohet”. Siç shpjegon Aleksandr Dugin, filozofi i oborrit të presidentit rus Vladimir Putin, “Ne po luftojmë të keqen absolute, të mishëruar në qytetërimin perëndimor, hegjemoninë liberal-totalitare, në nazizmin ukrainas…”

Sipas këtij konservatorizmi të ri, nazizmi, komunizmi dhe zgjimi i hedonizmit përfshihen në të njëjtin grup. Por kjo ndërthurje e të kundërtave është vërtet e tepërt edhe për një Hegelian të linjës së ashpër. Kjo zbulon mospërputhjen e dukshme jo vetëm të propaganduesve të Kremlinit, por edhe të djathtës pro ruso-amerikane dhe evropiane, që pretendon se mishërohen vlerat tradicionale të krishtera, edhe pse fjalët dhe veprimet paraqesin gjenocid dhe lavdërojnë dhunën seksuale.

Si një lojtar kryesor në këtë luftë kulturore, Kremlini ka ndërhyrë përmes përfaqësuesve të tij jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje, të cilën e ka paralajmëruar se duhet të jetë kundër anëtarësimit në NATO. Fatkeqësisht, të majtët dhe pacifistët perëndimorë kanë zgjedhur thjesht të injorojnë dimensionin gjeopolitik të projektit të “denazifikimit” të Putinit. Siç u ankua kohët e fundit Jeremy Corbyn, ish-udhëheqësi i Partisë Laburiste britanike, “Të derdhësh armët [në Ukrainë] nuk do të sjellë një zgjidhje, ajo vetëm do se ta zgjasë dhe përshkallëzojë këtë luftë. Mund të kemi me vite një lufte në Ukrainë”.

Në këtë pozicion nënkuptohet se qeveritë perëndimore thjesht duhet ta lënë Rusinë të pushtojë Ukrainën. Megjithatë, është një “pacifizëm” i çuditshëm që ushtron presion mbi viktimën (e cila nuk duhet të mbrohet shumë fuqishëm) dhe mbështetësve të saj (të cilët nuk duhet të ndihmojnë shumë objektivin e agresorit).

“Pacifistët” perëndimorë këmbëngulin që ne duhet të “çdemonizojmë” Putinin. Do të duhet të ketë një lloj negocimi herët a vonë, kështu që ne duhet ta trajtojmë atë si një partner të ardhshëm.

Në fakt, ne duhet të bëjmë pikërisht të kundërtën: Sulmi ndaj Ukrainës na detyron të ridemonizojmë Putinin, jo personalisht, por si një eksponent i një projekti të rrezikshëm gjeopolitik dhe ideologjik.

Ka prova në rritje se Rusia po shndërrohet në diçka që është rrënjësisht e huaj për banorët e demokracive të sotme perëndimore, por shumë e njohur për studentët e historisë evropiane. Merrni parasysh propozimin e fundit të Partisë Liberal Demokratike Ruse për të zëvendësuar termin “president” me “pravitel” (“sundimtar”). Sipas partisë, “termi president na ka vënë gjithmonë në siklet”, sepse u përdor për herë të parë në SHBA, duke u përhapur në pjesën tjetër të botës “shumë më vonë”.

Ndërsa objektivi kryesor ideologjik i së djathtës së re është “degjenerimi” perëndimor, magjepsja e saj me sundimin e njerëzve të fortë përshkohet me turpësi. Në një paraqitje të fundit të fushatës, Kari Lake, kandidatja republikane për guvernatore në Arizona, tha se kolegët e saj republikanë, Donald Trump dhe guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, kanë “energji të madhe trapi”.

Kjo është një veçori e domosdoshme, dhe jo e rastësishme, e mbrojtjes së krishterimit nga e djathta e re. Për të tërhequr mjaft ndjekës, drejtuesit e saj duhet të ofrojnë kënaqësinë e tepërt e të turpshme. Një ideologji që lejon adhuruesit e saj të veprojnë sipas impulseve të tyre më të këqija, mund të mobilizojë miliona.

Për të marrë një shembull tjetër, a nuk është “ndërhyrja ushtarake paqeruajtëse” e Rusisë në Ukrainë si “përdhunimi legjitim” – ajo që Përfaqësuesi i SHBA Todd Akin, [atëherë kandidat republikan për Senatin nga Misuri në 2012]? Sipas Akin, aborti duhet të ndalohet plotësisht, sepse nëse një grua pëson “përdhunim legjitim”, trupi i saj do të dijë disi të mos mbetet shtatzënë.

Pas përballjes me kritika të shumta, Akin pohoi se ai kishte “gabuar”. Ajo që ai do të thoshte ishte se ka “raste legjitime të përdhunimit” të cilave policia i referohet “kur ata janë duke bërë një hetim apo çfarëdo tjetër”. Por mesazhi i tij bazë mbeti: Nëse një grua ngel shtatzënë nga përdhunimi, duhet ta ketë dashur fshehurazi, sepse në të kundërtën do ta kishte penguar reagimi “stres” i trupit të saj.

Ky është një tregues se Putini i është qasur Ukrainës në të njëjtën mënyrë. Në një konferencë shtypi më 7 shkurt, ai u tall me kundërshtimet e qeverisë së Ukrainës ndaj marrëveshjeve të Minskut, duke shtuar: “Ju pëlqen apo jo, është detyra juaj, bukuroshja ime”. Konotacionet seksuale të kësaj linje janë të njohura për rusët dhe ukrainasit nga “Bukuroshja e Fjetur në një arkivol”, kënduar nga grupi punk rock i epokës sovjetike Red Mold: “Bukuroshja e fjetur në një arkivol, u zvarrita dhe e q*** atë. Të pëlqen apo jo, fli bukuroshja ime”.

Implikimi këtu është se përdhunimi i një vendi ndonjëherë është i justifikuar. Viktima po e kërkonte. Ashtu si me përdhunimin, ajo që motivon të djathtën e re nuk është dashuria, por dominimi.

*Slavoj Zizek është profesor i Filozofisë në Shkollën Evropiane për Studime të Larta dhe drejtor i Institutit Birkbeck për Shkenca Humanistike në Universitetin e Londrës. Libri i tij i fundit është “Heaven in Disorder” (2021)

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...