21/12/2024

Parlamenti Evropian miraton rezolutën ku kërkohet hetim për zgjedhjet në Serbi

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për zgjedhjet në Serbi, me të cilën kërkohet një hetim ndërkombëtar, e Komisioni Evropian kërkon që nëse vërtetohet vjedhja e zgjedhjeve, të ndërpriten fondet e Bashkimit Evropian në Serbi.

Rezoluta u miratua me 461 vota për, 53 kundër si dhe 43 abstenime.

Në rezolutë, Parlamenti Evropian i bën thirrje Komisionit Evropian që të dërgojë një mision ekspertësh në Serbi, i cili do të vlerësonte situatën dhe në këtë mënyrë do të hidhte themelet për një dialog social që do të rivendoste besimin tek institucionet/

Dënohet mungesa e përgjigjes nga institucionet ndaj dyshimeve serioze për përfshirjen e qeverisë në manipulime dhe abuzime zgjedhore, “që rezulton në mosndëshkim dhe garanton vazhdimësinë e kësaj praktike”.

Ftohen institucionet që të hetojnë dhe ndëshkojnë përgjegjësit për çdo akt kriminal gjatë zgjedhjeve, si dhe sulme ndaj studentëve.

Në rezolutë, eurodeputetët bëjnë thirrje gjithashtu për pezullimin e financimit të Serbisë nga BE-ja nëse autoritetet serbe nuk janë të gatshme të zbatojnë rekomandimet kryesore zgjedhore, ose nëse gjetjet e hetimit tregojnë se autoritetet serbe ishin të përfshira drejtpërdrejt në vjedhjen gjatë zgjedhjeve.

Qeverisë i kërkohet gjithashtu që të bashkëpunojë plotësisht dhe në thelb me OSBE-në, Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Në panelin e sotëm në Parlamentin Evropian, Serbia në udhëkryq, para miratimit të rezolutës për zgjedhjet në Serbi, eurodeputetët së bashku me përfaqësuesit e listës Serbe kundër dhunës bënë kritika të ashpra ndaj Aleksandar Vuçiqit.

U tha se qeveria në Serbi ka keqpërdorur zgjedhjet dhe gjithë aparatin shtetëror, duke theksuar nevojën e një hetimi urgjent dhe të shpejtë ndërkombëtar të procesit zgjedhor. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...