18/10/2024

Pas dënimit me burg, Dani Alves përjashtohet nga klubi

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas dënimit me burg për sulm seksual, futbollisti Dani Alves është përjashtuar nga klubi i UNAM Pumas.

Klubi meksikan ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me mbrojtësin brazilian në mënyrë të njëanshme, transmeton IndeksOnline.

Presidenti i klubit, Leopoldo Silva, tha se në klubin që ai drejton nuk tolerohen rastet e tilla.

“Me këtë vendim, klubi përsërit premtimin e tij se nuk do të tolerojë veprime nga asnjë anëtar i institucionit tonë që cenojnë frymën e institucionit dhe vlerat e tij”, tha fillimisht ai.

“Klubi është një institucion që promovon respektin, integritetin dhe sjelljen e drejtë brenda dhe jashtë fushës, të lojtarëve të tij, sepse ata janë një model në shoqëri, në Meksikë dhe kudo në botë dhe ne nuk mund të lejojmë sjelljen e një personi për të dëmtuar filozofinë tonë që ka qenë gjithmonë shembullore në stërvitjen dhe zhvillimin e sportistëve të rinj në vendin tonë”, shtoi Silva.

Dani Alves u arrestua të premten nën akuzën për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate në Barcelonë, dhe më pas është marr vendimi për paraburgim pa mundësi të lirimit me kusht./IndeksOnline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...