06/07/2024

Pas muajve të tërë të bllokimit, marrëveshjet ndërkombëtare pritet të kalojnë sot në Kuvend me votat e PDK-së

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje për muaj të tërë nuk ka arritur t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, pasi në mungesë të opozitës nuk kishte kuorum.  

E takimi i së hënës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bëri që të partia në pushtet dhe partia më e madhe në opozitë t’i japin fund ngërçit politik.

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është i interesuar që të diskutojë me subjektet politike për datën më të përshtatshme për zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë.

Kohë më e mirë për zgjedhje sipas tij janë pranvera ose vjeshta.

Kurti ka thënë se me Krasniqin kanë diskutuar edhe për rëndësinë e një komunikimi më të mirë në ditët në vijim, me qëllim të miratimit të 13 marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në pritje për t’u votuar në Kuvendin e Kosovës.

E të mërkurën Partia Demokratike e Kosovës mbajti një konferencë për media ku tregoi se PDK do t’i japë votat për marrëveshjet ndërkombëtare.

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media ka bërë të ditur se PDK do ti votoje marreveshjet nderkombetare.

Sipas tij, vendi është nën masa dhe qindra-miliona euro të bllokuara si rezultat i mosbashkëpunimit me faktorët ndërkombëtarë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...