18/06/2024

Pas reshjeve të shumta që ndodhën mbrëmë, MPB-ja thotë se situata është nën kontroll

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas të reshurave të shiut që kanë ndodhur mbrëmë në Kosovë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka dalë në terren, për ta parë nga afër gjendjen dhe punën e zjarrfikësve.

Zëvendësministri Dobra më këtë rast ka vizituar disa zona, në veçanti pikën në lagjen Veternik dhe fshatin Dobratin të Komunës së Graçanicës.

“Më këtë rast zëvendësministri Dobra ka konstatuar se të gjitha njësitet e zjarrfikësve janë mobilizuar plotësisht për të menaxhuar situatën dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve që janë prekur nga kjo situatë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ai, po ashtu, falënderoi zjarrfikësit, pasi u konstatua se falë punës së tyre situata është nën kontroll dhe të gjitha pengesat janë mënjanuar.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...