Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar disa aktivitete gjatë javës së kaluar, ku ka sekuestruar shtatë armë zjarri të kalibrave të ndryshëm dhe dhjetëra municione.
Gjithashtu, aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor kanë qenë më të theksuara.
Në njoftimin e policisë thuhet se janë shqiptuar 4733 gjobitje për shkelje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.
Sipas njoftimit, aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.