22/06/2024

Për shkak të mungesës së ujit prej tri ditësh, Gjykata themelore e Prishtinës afër ndërprerjes së punës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata themelore e Prishtinës prej tri ditësh është duke u përballë me mungesë të ujit të pijshëm.

Sipas kësaj gjykate kjo situatë ka vështirësuar punen gjatë këtyre ditëve.

“Po ashtu vë në rrezik shëndetin e gjyqtarëve, stafit administrativ, të cilët pavarësisht kësaj gjendje të rëndë e cila është duke mbizotëruar në tërë objektin e gjykatës, të njëjtit janë duke vazhduar të punojnë”, thuhet në njoftim.

Tutje Gjykata Themelore e Prishtinës kërkon nga autoritetet kompetente që të angazhohen në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe të marrin masa të menjëhershme për të furnizuar me ujë objektin e kësaj gjykate.\Gazeta Blic\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...