27/07/2024

Spirulina dhe dobitë e saj

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Spirulina renditet në mesin “super ushqimeve” natyrale, sepse përmban shumë vlera ushqyese, jashtëzakonisht e pasur me proteina, hekur, betakaroten (30 herë më shumë se karrotat), vitamina dhe minerale.

Spirulina është një algë mikroskopike ujore që gjendet tek ujërat e ëmbla, ka ngjyrë të gjelbërt dhe është një ndër ushqimet më të plota në botë. Është një organizëm bimor qe përmban shumë vitamina, minerale dhe elemente ushqyese për njeriun.

Elementet ushqyese

Spirulina përmban mjaft elemente antioksidante që veprojnë pozitivisht në rinovimin e qelizave, pra edhe në luftimin e plakjes. Përmban gjithashtu aminoacide që përmirësojnë funksionimin e sistemin nervor. Spirulina pastron gjakun, mëlçinë dhe veshkat për shkak të vetive detoksifikuese që ka, dhe forcon sistemin imunitar. Disa nga elementet e pasur të Spirulinës janë : vitamina A, B, B12, C, E dhe Q10. Gjithashtu, përmban hekur, një element thelbësor për trupin e njeriut madje dhe në sasi të madhe. Mjafton të thuhet se Spirulina përmban 58 herë më shumë hekur nga ç’përmban spinaqi.

Si përdoret Spirulina

Spirulina mund të blihet në forma të ndryshme, më e zakonshmja është ajo në pluhur, të cilën mund ta tresni në lëngje frutash, në sallatra etj, me këtë mënyrë përveç dobive që ka ju ofron edhe një shije unike në gotën ose pjatën tuaj. Ia vlen të theksohet se kur përdoret në gatim nuk duhet të piqet në temperatura të larta, pasi shkatërrohen shumë elemente ushqyese që përmban, prandaj do të ishte e rekomandueshme të përdoret gjithmonë në fund

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...