13/12/2024

Për shkak të vrasjes së grave, sot ditë zie në Kosovë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sipas presidentes Osmani, shoqëria duhet të jetë në zi çdo ditë derisa ka vrasje të grave.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore për shkak të vrasjeve të fundit të grave në vend, raporton Anadolu.

Këtë vendim presidentja Osmani e mori ditën e martë pas vrasjes së një gruaje në qytetin e Pejës, ku i dyshuar është bashkëshorti i saj.

Sipas Osmanit, shoqëria duhet të jetë në zi çdo ditë derisa ka vrasje të grave.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Të premten e kaluar (12 maj) po ashtu një grua është vrarë në Ferizaj, në Qendrën për Punë Sociale dhe për këtë rast si i dyshuar është arrestuar ish-bashkëshorti i saj.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...