28/05/2024

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mandati i përbërjes së re parlamentare që u zgjodh në zgjedhjet e djeshme parlamentare nis të rrjedhë nga seanca konstituive e Kuvendit. Sipas përcaktimeve të Kushtetutës, Kuvendi i sapozgjedhur mblidhet në seancë konstituive jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve. Seancën konstituive e thërret kryetari i Kuvendit nga përbërja e mëparshme.

Nëse nuk caktohet seanca konstituive brenda afatit të caktuar, deputetët mblidhen dhe konstituojnë Kuvendin në ditën e njëzet e një nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.

Kuvendi përbëhet nga 120 deri në 140 deputetë. Deputetët zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë. Deputeti përfaqëson qytetarët dhe vendos në Kuvend sipas bindjes së tij.

Zgjedhjet për deputetë në Kuvend mbahen gjatë 90 ditëve të fundit të mandatit të përbërjes së vjetër parlamentare ose brenda 60 ditëve nga dita e shpërndarjes së Kuvendit.

Deputetët zgjidhen me mandat katër vjeçar. Mandati i deputetëve verifikohet nga Kuvendi.

Mandati i deputetëve në Kuvend mund të zgjatet vetëm në rast lufte ose të gjendjes së jashtëzakonshme./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...