18/05/2024

“Nuk e ndalojmë Ramën në Athinë”- ministri i Jashtëm grek: Do të garantojmë sigurinë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis, ka komentuar për mediat greke vizitën e kreut të qeverisë Shqiptare, Edi Rama më 12 maj në Athinë.

Në një intervistë për radion SKY, kreu i diplomacisë greke ka deklaruar se vizita e kryeministrit shqiptar nuk do të pengohet nga ministria e Jashtme dhe se autoritet do t’i garantojnë sigurinë përfaqësuesve të shtetit shqiptar, transmeton euronews.al

Kreu i diplomacisë greke tha se mes dy vendeve mbetet pezull burgosja e Fredi Belerit, e cila tashmë është një çështje evropiane.

Nga ana tjetër, ministri grek ashtu dhe si kryeministri Kirjako Mitsotakis e ka cilësuar vizitën e kryeministrit Rama si të parakohshme. Të mërkurën kryeministri grek deklaroi se nuk e priste Edi Ramën, po as nuk e ndalonte vizitën e tij në Athinë.

Mediat greke, kanë raportuar gjatë ditëve të fundit se takimi i Edi Ramës në Athinë ka pengesa për t’u zhvilluar për shkak të mungesës së sallës. Po sipas mediave, greke drejtuesit e ambienteve ku është kërkuar leja e kanë anuluar atë në minutat e fundit, pas komunikimeve që kanë pasur me zyrtarë grekë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...