15/06/2024

Përfundon seanca gjyqësore ndaj tri të akuzuarve për dhunë ndaj të moshuarës në Pejë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Gjykatën Themelore në Pejë është mbajtur seanca gjyqësore ndaj tri të akuzuarve për dhunë ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, në Pejë.

Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi, gjatë seancës janë deklaruar të pafajshme për akuzat që rëndojnë mbi to, transmeton Telegrafi.

Avokati i familjes së të moshuarës e cila ishte sulmuar fizikisht nga infermieret në Pejë, Meshar Selimaj tha se vajza e të moshuarës nuk është lejuar të jetë në seancë, pasi nuk ka pasur autorizim nga Qendra për Punë Sociale në Pejë, për ta përfaqësuar nënën e saj.

“Nuk jemi palë në procedurë, përderisa organi i kujdestarisë ku jeton e dëmtuara ta shpallë si përfaqësuese ligjore vajzën e saj. Kjo ishte një mënyrë për të na anashkaluar nga kjo procedurë penale. Nuk dhanë arsye për mbylljen e seancës, po ashtu edhe arsyet e palës tjetër ishin shumë konfuze. Po vërehet që kjo e gjitha është e përgatitur mirë, njëherë u nxor publiku tash u përjashtuam ne, nëse donin të vërtetonin që është vajza e Minire Nures, gjykata mund të kërkonte certifikatë lindjeje”, ka deklaruar avokati i të moshuarës.

Sipas aktakuzës, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në ketë strehimore.

“Në atë mënyrë që pasi të pandehurat planifikojnë ta vënë nën kontroll viktimën e ndjeshme, me kërkesën e të pandehurës A.P., e pandehura R.K., e incizon me telefon, kurse e pandehura A.R., e kap përdore viktimën duke e mbajtur, e pandehura A.P., e godet disa herë me shuplakë viktimën e tri herë me gjunjë në pjesë abdominale, e të gjitha këto veprime përcjellën me video incizim dhe të qeshura nga tri të pandehurat”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...