Burime për ‘Euronews Albania’, bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes mes të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë në Peqin ka vdekur një i dënuar dhe ka mbetur i palgosur një tjetër.
Dyshohet se viktima është i burgosuri Arben Lleshi.
Lleshi është përfshirë në një konflikt me të dënuar të tjerë në momentin e ajrosjes në ambientet e jashtme.
Si pasojë e situatës së krijuar drejt burgut të Peqinit janë nisur Forcat Operacionale, si dhe është kërkuar asistenca nga Policia e Shtetit.
IEVP Peqin është një burg i sigurisë së lartë, ku mbahen të denuarit për krime të rënda dhe burgim të përjetshëm.