26/12/2024

Përmbytjet në Shqipëri, reagon Rama

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për situatën e përmbytjeve në veri të Shqipërisë, ku nënvizon se strukturat përgjegjëse janë në terren në krye të detyrës.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka reaguar edhe për akuzat drejtuar korporatës energjetike KESH për keqmenaxhim të situatës.

Ai sqaroi se KESH importoi energji elektrike sipas procedurës së datës 11 nëntor, sepse priteshin reshjeve vetëm mesditën e datës 20 nëntorit.

Situata vijon të mbetet problematike në qarkun e Shkodrës, për shkak të reshjeve të dënuara të shiut të ditëve të fundit. Mbi 480 familje aktualisht janë nën ujë dhe deri më tani janë evakuuar 30 familje. Zonat për problematike janë në njësitë: Dajç, Velipojë, Gur i Zi, Bërdicë dhe një lagje e qytetit, Ajasëm, tha ai.

“Për të mos e përkeqësuar situatën, të gjitha prurjet në basenin e sipërm të kaskadës, të cilat vijnë nga Drini i Zi dhe i Bardhë, po akumulohen prej ditësh në Liqenin e Fierzës (me aftësi mjaft të mëdha akumuluese) duke mbajtur prodhimin 0 MW. Në këtë mënyrë përmirësohet edhe rezerva energjetike dhe mbetet keqardhja e madhe për prurjet e llumit të gjysëm të vërtetave, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha mbi pasqyrat e (diz)informimit publik,” tha Rama. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...