05/02/2025

Petkoviq i reagon Rashiqit për Asociacionin

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq, se themelimi i Asociacionit do t’i shuajë institucionet e Serbisë në Kosovë.

Përmes një postimi në platformën X [ish-Twitter], Petkoviq ka thënë se Rashiq me urdhër të Kurtit kërkon në çdo mënyrë ta bëjë të pakuptimtë Asociacionin.

“Ministri i Kurtit, Rashiq, kërkon në çdo mënyrë ta bëjë të pakuptimtë ‘asociacionin’, me urdhër të shefit të tij dhe asgjë nuk kuptohet në dialog!

Më tej, Petkoviq është shprehur se marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 parasheh vazhdimin e funksionimit të të gjitha institucioneve serbe, për të cilat thotë se do të mbrohen nën ombrellën e Asociacionit.

“Marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 parasheh vazhdimin e funksionimit të të gjitha institucioneve serbe të cilat për dallim nga situata aktuale do të mbrohen nën ombrellën e Asociacionit. Ministri i Kurtit vazhdon të shpikë, sepse vetëm kaq di”, shkroi Petkoviq.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...