12/10/2024

Petkoviq me pretendime: Kurti ndaloi dinarin sepse ishim afër një statuti final për Asociacionin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se ndalimi i dinarit, erdhi si pasojë e bisedimeve “që po shkonin në drejtimin e duhur rreth Statutit final të Asociacionit”.

Në pretendimin e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk donte që kjo të merrte epilog.

Bashkimi Evropian erdhi me një draft-Statut të tyre për shkak se Kurti refuzoi atë të Ekipit Menaxhues. Drafti i BE-së ishte bazë e mirë për diskutime…patëm tri takime në nëntor kur ekspertët tonë negociuan me BE-në, dhe besojeni ose jo, takimet ishin të mira. Bëmë hapa para. Por, kur Prishtina pa që gjërat po shkonin në drejtimin e duhur rreth një draft-Statuti final dhe të gjithë gjetën gjuhë të përbashkët, në mënyrë që të ndalojë ato bisedime për statutin final, Kurti mori vendimin e njëanshëm për të ndaluar dinarin”, ka thënë Petkoviq në Tv Pink.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...