28/05/2024

Petkoviq pas takimit me Lajçakun: Duam Asociacion me kompetenca ekzekutive, të enjten nisin bisedat

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Drejtori i Zyrës qeveritare të Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, tha të martën në Beograd, se tashmë pala që ai përfaqëson e di pse shkon të enjten në Bruksel, në një rreth të ri të bisedimeve me përfaqësuesin e Kosovës në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve.

Pas takimit që ai, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kishin me emisarin evropian për dialogun Miroslav Lajçak, Petkoviq, u shpreh i ngazëllyer që më në fund siç tha po nisin bisedimet për draft-statutin e Asociacionit.

“Por është shumë e rëndësishme ajo në të cilën po hyjmë më në fund, në bisedime për statutin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Mbi të gjitha në cilën mënyrë do i zgjidhim një numër të çështjeve të rëndësishme që kanë lidhje me Bashkësinë e Komunave Serbe, ndaj të gjitha atyre kompetencave ekzekutive që kjo bashkësi i ka në bazë të ujdive të nënshkruara më 2013 e 2015″.

“E që ka të bëjë edhe me shëndetësinë, arsimimin, planifikimin hapësinor dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësishme. Si dhe çështjen më të rëndësishme e që është se Beogradi ka të drejtën e plotë t’i financoj të gjitha këto institucione nëpërmjet Bashkësisë së Komunave Serbe”, shtoi Petkoviq.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...