23/10/2024

Policia e Kosovës në aksion kundër drogës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë bastisur dy objekte banimi të personit të dyshuar për ‘trafikim me narkotikë’ në nivel ndërkombëtar.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me shtetin e Gjermanisë dhe atë të Shqipërisë, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, në këtë operacion policor kanë qenë të angazhuara njësite të ndryshme policore, të cilat kanë kryer kontrolle në dy lokacione, banesë dhe shtëpi banimi të personit të dyshuar (P. D.), i cili me datën 22/11/2023 ishte arrestuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë si i dyshuar për vepra penale të trafikimit me narkotikë në nivel ndërkombëtar.

“Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale të potencuar, ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...