16/06/2024

Policia franceze në shënjestër të kritikave pas sulmit ndaj gazetarit arab që mbulonte protestat

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Policia franceze është vënë në shënjestër të kritikave pas shfaqjes së videos të enjten që tregonte një oficer policie duke i hedhur gaz lotsjellës një kameramani arab që mbulonte protestat kundër reformës së diskutueshme të pensioneve.

“Loopsider”, një platformë video-lajmesh në mediat sociale, ndau pamjet e kameramanit të tyre Amar Taoualit duke u bllokuar nga policia e trazirave ndërsa filmonte demonstratat kundër reformës së pensioneve në Paris më 16 mars.

Taoualit filmoi policinë duke vënë në qoshe një grup protestuesish ndërsa oficerët i bënin presion që të tërhiqej.

“Unë jam duke punuar. Unë jam gazetar. A po sulmoni gazetarët? Unë kam kredencialin e një gazetari. Unë jam duke filmuar tani. Kujdes, kjo do të jetë online”, thotë ai në video.

Polici i tha të “shkonte në shtëpi” dhe të “zhdukej”, e më pas e spërkati drejtpërdrejt në fytyrë me gaz lotsjellës.

Pavarësisht se tregoi kredencialet e tij, policia përsëri spërkati Taoualit me gaz lotsjellës, duke e penguar atë të filmonte dhe duke u përpjekur ta largonte nga zona.

“Duke u identifikuar qartë si gazetar dhe në distancë për të mos penguar punën e policisë, pa asnjë arsye u spërkata me gaz lotsjellës dhe më penguan të bëja punën time si gazetar”, shkroi Taoualit në Twitter.

Videoja shkaktoi reagime të ashpra në vend./aa

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...