I riu, Danijel Vasiljeviq nga Komuna e Shtërpcës është arrestuar më 4 gusht nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar kryetarin e kësaj komuna, Dalibor Jevtiq si dhe vajzën e tij, M.J.
Policia e Kosovës bëri të ditur për Telegrafin se denoncimin e ka bërë kryetari Jevtiq me vajzën e tij, të cilët kanë deklaruar se i riu Vasiljeviq përmes rrjeteve sociale i ka ngacmuar viktimat duke i postuar fotot e tyre në rrjete sociale.
“Më datën 04.09.2022 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion/ denoncim nga personi D. J. së bashku me vajzën e tij M.J të cilët kanë deklaruar se në vazhdimësi i dyshuari D. V përmes rrjeteve sociale i ka ngacmuar viktimat duke i postuar fotot e tyre në rrjete sociale”, kanë thënë nga policia.
Ndërkaq, tutje sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar në policinë rajonale të Ferizajt dhe me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.