10/10/2024

Policia parandalon kontrabandimin e 3500 copa argeta, po vinin nga Serbia

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia, përmes fshatit Breznisë.

Siç bëhet e ditur në njoftim në veturën me targa vendore është vrenjtur një ngarkesë me rreth 250 pako me argeta me nga 14 copë gjithsej 3500 copë për të cilat nuk kishte asnjë dokument dhe dyshohet se kanë prejardhje nga Serbia.

“Më 12.02.2024 në hyrje të fshatit Novosellë-Kamenicë, është vërejtur një veturë me targa vendore, për të cilën kishte informatë se ishte duke kontrabanduar mallra nga Serbia përmes fshatit Breznicë. Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga H.Gj., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar), është vërejtur se i dyshuari kishte pasur të ngarkuar rreth 250 pako me argeta me nga 14 copë gjithsej 3500 copë për të cilat nuk kishte asnjë dokument dhe dyshohet se kanë prejardhje nga Serbia”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhët e ditur se në lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...