25/02/2024

Samiti i Paqes në Tiranë më 28 shkurt, Zelensky vizition Shqipërinë për herë të parë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy dhe liderët e Ballkanit Perëndimor pritet të marrin pjesë në Samitin e Paqes në Tiranë, të ndarë në dy ditë, më 28 dhe 29 shkurt.

Më 28 shkurt në Tiranë merr pjesë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në vizitën e tij të parë në Shqipëri.

Një ditë më pas më 29 shkurt, kryeqyteti do të presë liderët e Ballkanit Perëndimorë, ku fokusi do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimi i Planit të Ritjes Ekonomike.

Fokusi i këtij samiti do të jetë lufta prej dy vitesh që po zhvillohet nga forcat ruse, ndërsa Ukraina ndodhet në luftë që prej 24 shkurtit të vitit 2022.

Kujtojmë se ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që më parë paralajmëroi samitin në Tiranë dhe vizitën e Zelenskyt.

Gjatë mandatit dy-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria luajti një rol aktiv në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si një prej vendeve që ka mbështetur Ukrainën.

Shqipëria ishte krah Shteteve të bashkuara të Amerikës si bashkëpenëmbajtëse e çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...