21/06/2024

Presidenti Erdoğan i bën thirrje Izraelit të heqë dorë nga “ambiciet ekspansioniste”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Izraeli duhet të heqë dorë nga planet e tij ekspansioniste dhe të pranojë zgjidhjen me dy shtete, tha të martën presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

Duke folur në Samitin e Qeverive Botërore në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Erdoğan tha: “Nëse Izraeli dëshiron paqe të qëndrueshme, ai duhet të ndalojë së ndjekuri ambiciet e tij ekspansioniste dhe të pranojë ekzistencën e shtetit të pavarur palestinez, bazuar në kufijtë e vitit 1967”.

Ai u kërkoi gjithashtu vendeve “të ndërgjegjshme” të mbështesin agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), duke e përshkruar atë si “një litar shpëtimi për 6 milionë refugjatë në Jordani, Siri, Liban dhe Palestinë”.

“Ne kurrë nuk do t’i lëmë vetëm vëllezërit dhe motrat tona palestineze”, shtoi Erdoğan.

Erdoğan mbërriti në EBA herët të martën në kuadër të vizitës së tij dyditore për të marrë pjesë në samit.

Samiti treditor, me temën “Formësimi i qeverive të së ardhmes”, ka mbledhur së bashku zyrtarë shtetërorë dhe qeveritarë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, sektorit privat, akademisë, shoqërisë civile, grupeve thing-tank, mediave dhe biznesmenëve nga vende të ndryshme.

Në sulmet e pamëshirshme izraelite në Rripin e Gazës, u vranë të paktën 28.340 njerëz dhe u plagosën 67.984 të tjerë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda enklavës së bllokuar dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës është dëmtuar ose të shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vendimin e saj të përkohshëm tha se pretendimet e Afrikës së Jugut rreth çështjes të paraqitur në dhjetor ishin të besueshme.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...