17/06/2024

Presidenti Erdoğan mbërrin në Katar në kuadër të turneut në Gjirin Persik

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në kryeqytetin Doha të Katarit në pjesën e dytë të turneut të tij në tre vende të Gjirit Persik, raporton Anadolu.

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, do të presë presidentin Erdoğan me një ceremoni zyrtare, pas çka ata do të zhvillojnë bisedime kokë më kokë pasuar nga takime ndërmjet delegacioneve.

Gjatë bisedimeve do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe dhe do të diskutohen hapat për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, veçanërisht në ekonomi.

Dje, presidenti Erdoğan filloi turneun e tij në tre vende të Gjirit me Arabinë Saudite. Ndalesa e tij e fundit do të jetë nesër me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë vizitës së tij në tre vendet e Gjirit, presidenti Erdoğan tha se dëshiron të rrisë lidhjet dhe të finalizojë marrëveshjet e investimeve.

Duke folur në një konferencë për media në Istanbul përpara se të nis turneun, Erdoğan tha se marrëdhëniet e Turqisë me “partnerin strategjik dhe aleatin e ngushtë (Katarin) janë të shkëlqyera” në të gjitha nivelet derisa vendet përgatiten të shënojnë 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...