08/10/2024

Presidenti izraelit Herzog takohet me homologun serb Vuçiq në Beograd

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog u takua me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, raporton Anadolu.

Herzog u prit me ceremoni zyrtare në Beograd ndërsa pas takimit dypalësh me Vuçiqin mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Sinergjia në Inovacion dhe Tregti: Bisedimet Serbi-Izrael”.

Duke folur në konferencën e përbashkët për media pas takimit, Herzog tha se me Serbinë kanë mundësi të pafundme bashkëpunimi dhe tha se vendi i tij është “në konflikt”.

Vuçiq theksoi se Serbia ka marrëdhënie të mira me Izraelin. “Ne po punojmë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet tona”, tha ai.

Presidenti serb shprehu kënaqësinë që vend i i tij është një “shtëpi e dytë” për izraelitët. “Ne diskutuam për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Vuçiq.

Ndërkohë, në deklaratën e Dhomës së Tregtisë së Serbisë thuhet se vëllimi i tregtisë së jashtme mes dy vendeve ka arritur nivel rekord në vitin 2023 dhe ka kaluar 121 milionë euro.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat vendase, Serbia është një nga vendet nga ku ngrihen më së shumti avionët ushtarakë izraelitë ndërsa pretendohet se Serbia vazhdon t’i shesë armë Izraelit.

Në kuadër të takimeve të tij në Serbi, Herzog do të takohet edhe me kryeministrin Millosh Vuçeviq dhe kryetaren e Parlamentit, Ana Bërnabiq.

Më pas presidenti izraelit Herzog do të vizitojë Shqipërinë ku do të mbajë takime zyrtare.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...