28/05/2024

Presidentja Osmani në Danimarkë takon kryeministren Frederiksen, merr mbështetje për anëtarësim në Këshill të Evropës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë në Danimarkë, ndërsa ka takuar kryeministren e këtij vendit, Mette Frederiksen.

Osmani thekson se në takim me kryeministren daneze e ka falënderuar për mbështetjen për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Përgjatë çdo etape të shtetndërtimit, mbështetja e Danimarkës për Kosovën ka qenë e palëkundur! Në takim me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës…”, shkruan ajo.

Presidentja Osmani dhe kryeministrja Frederiksen diskutuan edhe për Presidencën daneze të Bashkimit Evropian vitin e ardhshëm, ku Presidentja shtroi nevojën që të ndërmerren hapa konkret sa i përket integrimit të Kosovës në BE, duke u bazuar në performancën dhe reformat e realizuara në Kosovë.

Presidentja Osmani po ashtu shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e mbi 13 mijë ushtarëve danez për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999, ndaj bëri nderime tek Monumenti Kombëtar i Kujtesës së Danimarkës, ku presidentja u prit me nderime ushtarake. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...