18/05/2024

Zelensky ndryshon agjendën për ditët në vijim

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas raportimeve se Volodymyr Zelensky ka anuluar një udhëtim në Spanjë dhe Portugali, tani është raportuar se presidenti ukrainas ka ndryshuar gjithe agjendën për ditët e ardhshme.

Lajmi vjen disa ditë pasi gjenerali më i lartë ushtarak i Ukrainës paralajmëroi se luftimet ishin “përkeqësuar ndjeshëm” në Kharkiv, pasi Rusia pretendoi se kishte pushtuar katër fshatra të tjerë ndërsa zgjeronte ofensivën e saj të befasishme ndërkufitare.

Ndryshe, më shumë se dy vjet pas pushtimit rus të Ukrainës, Zelensky ka luftuar për të mbajtur vëmendjen në përpjekjet ushtarake të Kievit për të penguar përparimet nga Moska duke forcuar lidhjet me aleatët.

Së fundmi, ai falënderoi ligjvënësit amerikanë pasi votuan në favor të një pakete të re ndihme me vlerë rreth 61 miliardë dollarë.

Në të njëjtën kohë, liderët evropianë miratuan një plan për pagesat e rregullta në Ukrainë si pjesë e një pakete prej 54 miliardë dollarësh.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...