13/06/2024

Problemi me mushkonja në kryeqytet, zgjatet periudha e dezinsektimit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të hënën në mbrëmje ka filluar faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.
Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë dakorduar me kompanitë e operimit që të zgjatet afati i dezinsektimit.

Ai po ashtu tha se faza e tretë e dezinsektimit do të bëhet për gjashtë ditë rresht.

“Nga mbrëmë ka filluar faza e tretë e dezinsektimit. 40 vetë janë duke punuar në këtë proces…Faza e tretë e dezinsektimit do të zgjasë gjashtë ditë…Jemi marr vesh me kompaninë dhe e kemi zgjat kohën e qëndrimit. Ekipet do të qëndrojnë në terren sa të jetë e nevojshme. Nëse kanë qëndruar deri në orën 00:00 të natës, ata do të qëndrojnë edhe një orë ose dy më shumë. Kemi shtu ekipe nga sot dhe zgjatet afati për dezinsektim. Pra, zgjatëet deri sa të ketë nevojë për dezinsektim ”, ka thënë Sadiku.
Ai po ashtu tregoi se dezinsektimi po bëhet në dy mënyra, me anë të veturave dhe me individë në terren.

“Kemi shtu një ekip me dezinsektues fizik. Janë dy procese, njëri është me veturë dhe tjera me individë, pasi aty ky nuk hyn vetura, hyn individi për të bërë dezinsektimin. Të shtunën kryhet nëse nuk bjen shi. Dhe mandej përgatitemi menjëherë për fazën e katërt”, ka thënë Sadiku. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...