14/06/2024

Projektbuxheti në Kuvendin e Shqipërisë miratohet mes tymit dhe flakës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Seanca parlamentare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë ku u miratua me 73 vota pro projektbuxheti i vitit 2024 është shoqëruar me përplasje të forta.

Ka qenë deputetët e grupimit të Sali Berishës ata të cilët kanë ndezur flakadanë të shumtë në sallë, një prej të cilëve ka shpërthyer në flakë.

Salla u boshatis pas flakëve në Kuvend, ku ministrat dhe deputetët u larguan menjëherë, madje pas tyre dhe gazetarët.

Maxhoranca miratoi pa diskutime projektbuxhetin për vitin 2024 brenda 5 minutave.

I pranishëm në seancë ishte dhe kryeministri Rama, i cili nuk e mori fjalën, por mori pjesë në votimin e projektbuxhetit.

Pas shpërthimit të flakëve pati një boshatisje të menjëhershme të sallës.

Flakët u përhapën pasi një prej flakadanëve ra mbi ulësen e tavolinës së një prej deputetëve të opozitës.\Telegrafi\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...