25/06/2024

Punëtorët e Samsungut në Korenë e Jugut nisin grevën

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Punëtorët e gjigantit teknologjik, Samsung Electronics, në Korenë e Jugut, e kanë nisur të premten grevën e parë ndonjëherë.

Samsung Electronics është njëra prej kompanive më të mëdha në botë për prodhim të telefonëve të mençur, dhe njëra prej pak kompanive në botë që prodhon çipat e nevojshëm për kryerje të shumë funksioneve teknologjike.

Menaxhmeti i kompanisë është duke negociuar me sindikatat për pagat e punëtorëve qysh prej janarit, mirëpo palët nuk kanë arritur te një zgjidhje.

“Greva e parë në Samsung Electronics është duke u zhvilluar sot përmes marrjes së pushimit, dhe po kuptojmë që shumë punëtorë janë duke marrë pjesë”, ka thënë Son Woo-mok, udhëheqës i sindikatës së punëtorëve.

Kompania ka thënë se një veprim i tillë nuk do të ketë ndikim në prodhim dhe në aktivitetet tjera biznesore.

Rreth 10 punëtorë janë parë të premten para zyrave të Samsungut në Seul duke bërtitur: Respektojeni punën. Ne nuk duam rritje 6.5 për qind apo bonus 200 për qind”.

Samsung Electronics është pjesë e konglomeratit Samsung Group, që dominon sferën biznesore në Korenë e Jugut, ekonominë e katërt më të madhe në Azi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...