29/05/2024

PVD fton partitë shqiptare për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Partia më e madhe shqiptare në Luginë, Partia për Veprim Demokratik në mbledhjen e sotme me të gjitha strukturat e saja ka vendosur t’i dërgojë ftesë të gjitha partive në Luginë të Preshevës për unifikim rreth një liste për zgjedhjet parlamentare

Në ftesën e PVD-së ndër të tjera thuhet se bazuar edhe në takimin me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, fton partitë shqiptare që të dalim me një listë të përbashkët në zgjedhje.

Kjo listë e përbashkët do të udhëhiqej nga deputeti i deri tashëm z.Shaip Kamberi, pasuar nga kandidati i dytë Visar Memeti nga APN, Nagip Arifi i PD, kandidati i LPD, pastaj i PDSH, UDSH dhe Alenacës për Luginën.

Përshkak të afatit të ngushtë dhe të shkurtër, PVD pret përgjigje deri më 11.11.2023 rreth ofertës së saj, në të kundërtën PVD do të konsiderojë veprimin vetëm me partnerët me të cilët mund të dakordohet.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...